20:18 / 06.03.2023
Flamuri i UÇK-së valëvitet në thellësitë e detit Jon|Video
RTKlive
Aktivitetet për shënimin e përvjetorit të 25-të të kësaj ngjarjeje historike që nisi dje, më 5 mars, po vazhdojnë në Kosovë dhe nëpër hapësirat shqiptare.
Një mënyrë të veçantë për të kremtuar këtë përvjetor, ka zgjedhur edhe Arbër Krasniqi, i cili është regjisor, ligjërues në Akademinë e Arteve të UP-së, zhytës, paraglajdist, motorist dhe ithtar i shumë sporteve të tjera ekstreme.
Krasniqi, ka valëvitur flamurin e UÇK-së në thellësitë e Detit Jon.
". “serish vjen marsi e ti BAC ADEMI mbete i ri!”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.