Osimhen: Aktualisht po e shijoj Serinë A dhe s`po mendoj për Premier League
BKT
Sport

Osimhen: Aktualisht po e shijoj Serinë A dhe s`po mendoj për Premier League

Uran Krasniqi / RTKLive

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, ka thënë se aktualisht po e shijon Serinë A dhe nuk po mendon për Premier Leaguen. 

Napoli momentalisht po kryeson Serinë A dhe sulmuesi është një protagonist kyç në këtë sukes. 

"Të luaj në Serie A është e mrekullueshme për mua. E di që njerëzit e konsiderojnë Premier League si kampionatin më të rëndësishëm në botë, por tani për tani nuk mendoj për këtë, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Po punoj shumë dhe jam i lumtur që luaj në Napoli, bëj më të mirën për të arritur objektivat e mia dhe ndoshta një ditë luaj në Premier League, por po e shijoj momentin", ka thënë ai. "Për mua, Seria A mbetet një sfidë e madhe, me karakteristika të ndryshme nga ligat e tjera dhe me tifozë që të bëjnë gjithmonë të ndjesh mbështetjen e tyre. Në këtë aspekt, për mua, është liga më e mirë". 

Osimhen ka pasur fjalë të mira për bashkëlojtarin e tij te skuadra italiane, gjeorgjianin Khvicha Kvaratskhelia. "Unë besoj se ai mund ta fitojë Topin e Artë në vitet e ardhshme, shpresoj që ai gjithashtu t'i sjellë shumë suksese Napolit", ka thënë nigeriani.