Haradinaj: Duhet ta rrisim ndërgjegjen ndaj mësimdhënësve
BKT
Foto: Arkiv
Lajme

Haradinaj: Duhet ta rrisim ndërgjegjen ndaj mësimdhënësve

M.Sh/RTKlive

Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar, që si shoqëri të rritet ndërgjegjësimi për rolin jetik që mësimdhënësit japin çdo ditë për arsimimin dhe zhvillimin e gjeneratave.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se gjatë historisë së popullit shqiptar, mësimdhënësit ishin ata që brumosën breza të tërë për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare.

“Gjatë historisë së popullit tonë, ishin mësimdhënësit ata që brumosën breza të tërë për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. Janë pikërisht mësimdhënësit tanë që edhe në kohë të errëta të robërisë nuk reshtën së punuari në përhapjen e diturisë, duke u bërë udhërrëfyes për shumë gjenerata në përpjekjet tona për liri e pavarësi”, ka thënë Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme