Radman: Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin euroatlantik |Video
BKT
Lajme

Radman: Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në rrugëtimin euroatlantik |Video

Ardiana Gashi /RTK

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ndodhet për një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Gërvalla së fundmi u takua me presidentin kroat pas takimit që pati me homologun e saj Gordan Grli-Radman.

Në takim u diskutua situata politike në Evropën Juglindore, përfshirë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

 “Kroacia mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, dhe ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në transferimin e njohurive tona; me njohuritë dhe përvojën tonë në proceset e nevojshme reformuese’, ka thënë Radman.

“Është e qartë se ndihma juaj, ndihma e Republikës së Kroacisë në rrugën tonë euroatlantike, nuk ka munguar asnjëherë dhe nuk do ta harrojmë kurrë i nderuari Gordan, sepse ti gjithmonë na mbështetë dhe kjo do ta bëjë Kosovën më të mirë”, ka shtuar Gërvalla.

Ministrja Gervalla-Schwarz ka uruar Kroacinë për integrimin e suksesshëm në Shengen dhe në Eurozonë dhe ka falënderuar për ndihmën e shpejtë dhe efikase të ofruar nga Qeveria e Republikës së Kroacisë për qytetarët kosovarë të lënduar në aksidentin e autobusit në afërsi të Slavonski Brod.

Marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve janë në një trajektore rritëse, gjë të cilën e tregon edhe totali i shkëmbimit tregtar në 11 muajt e 2022, i cili është më i lartë mbi 23 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 


MË SHUME NGA Lajme