Lushaku nga LDK: Shqetësuese rritja e dhunës ndaj grave nga viti në vit
BKT
Foto/ RTKlive
Lajme

Lushaku nga LDK: Shqetësuese rritja e dhunës ndaj grave nga viti në vit

RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që të prezantojë politika më efikase e të ketë qasje serioze, që çështja e grave të adresohet në të gjitha nivelet.

Jehona Lushaku, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së, tha se ka pasur rritje të rasteve të dhunës në familje në vitet e fundit.

Sipas saj është shqetësim rritja e dhunës nga viti në vit. Ajo bëri me dije se nga dhuna në familje janë dy vrara të vrara dhe kjo është shumë shqetësuese.

Ajo ka kërkuar seriozitet nga ana e Qeverisë dhe qasje serioze strukturore dhe institucionale e përtej kësaj vullnet politik. 'Këtë vullnet e shohim se ka munguar në dy vjetët e fundit. Dhuna të mos jetë pjesë e shoqërisë sonë”, theksoi ajo sot në një konferencë për media.

Lushaku, kërkoi që të ketë barazi ndaj grave edhe në tregun e punës. Ajo tha se mungesa e çerdheve, krijon probleme tek nënat e reja që të jenë në treg pune.

“Përkundër se janë premtuar nga Qeveria 160 çerdhe të reja, vetëm tri janë nisur. Ka zero angazhim nga Qeveria për të adresuar e përmirësuar gjendjen e grave të reja në tregun e punës”, ka thënë Lushaku.

Sipas saj, LDK ngrit shqetësim edhe për çështjet të tjera që kanë të bëjnë me drejtat e grave.


MË SHUME NGA Lajme