Lajçak nesër vjen në Kosovë
BKT
Lajme

Lajçak nesër vjen në Kosovë

N.Mekolli /RTKlive

Përfaqësuesi i veçantë i BE-së për dialog Mirosllav Lajçak, do ta vizitojë nesër dhe pasnesër Prishtinën.

Një ditë para takimit, kryeministri Kurti tha se pritjet nga takimi i nesërm janë që të vazhdojnë përgatitjet për takimin e 18 marsit i cili do të mbahet në Maqedoninë e Veriut dhe të shohin se si mund t’ia bashkëngjisin propozimit evropian dhe një plan të mirëfilltë zbatimi i cili, sipas kryeministrit, duhet të karakterizohet nga gjithëpërfshirja dhe efikasiteti.

Kurti ritheksoi se është dëm që teksti i dakorduar nuk është nënshkruar më 27 shkurt.

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak pritet që gjatë të udhëtojë edhe në Beograd ku do të takohet presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Siç ka konfirmuar vetë ai, në këto takime do të diskutohet për Aneksin e Implementimit.


MË SHUME NGA Lajme