Qalaj: Vonesat e përzgjedhjes së drejtorit të ri e dëmtuan Policinë
Fadil Sertolli / RTKlive
Ish-kreu i Policisë së Kosovës njëherësh deputet i PDK-së, Rashit Qalaj në ‘Info Plus’ të RTK-së ka folur për procesin e përzgjedhjes së drejtorit të ri të policisë, duke e cilësuar si lajm të mirë përzgjedhjen e Gazmend Hoxhës drejtor të ri të Policisë së Kosovës.
Ai ka thënë se ndonëse është vonuar ky proces i përzgjedhjes për shtatë muaj e ka dëmtuar Policinë e Kosovës, megjithatë thotë, përzgjedhja e drejtorit të ri përbën lajm të mirë për Policinë e Kosovës.
“Ka qene ë pakuptimtë zgjatja për shtat muaj për përzgjedhjen e e drejtorit të ri, megjithatë është lajm i mirë përzgjedhja e tij”, ka thënë Qalaj.
Ai e ka quajtur sfidë punën e drejtorit të ri, që sipas tij, nga politika apo ministri i Brendshëm ka përzierje të kompetencave.
“Kur kam qenë drejtor Policie kanë qenë rrethana tjera dhe tash janë rrethana të tjera. Qasja e drejtorit të ri në raport me politikën është më ndryshe. Aktualisht kemi një tendencë në përzierjen e kompetencave nga Ministri i Brendshëm dhe tejkalimi i kompetencave të tij, duke u përzier edhe në aspektin operacional të Policisë së Kosovës, dhe kjo do t’i shkaktoj mjaftë telashe drejtorit të ri”, ka thënë Qalaj.
Kjo praktik, sipas tij, nuk ka qenë në kohën e tij sa ishte drejtor, porse siç thotë ai, edhe atëherë ka pasur tendenca të vogla në përzierjen e kompetencave nga politika, por jo në këtë masë.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës do t’i ketë disa sfida që unë nuk i kam pasur, porse ai duhet ta gjejë guximin dhe integritetin në mënyrë që t’i thotë ministrit për pjesën operacionale t’i thotë stop”, thotë ish kreu i Policisë së Kosovës.
Madje ai ka thënë se edhe pse Policia vepron nën autoritetin e Ministrisë së Brendshme, mirëpo siç shprehet ai, tek çështjet operacionale nuk i lejohet të përzihet në kompetenca.
Qalaj ka folur edhe për ligjin e pagave duke thënë se koeficienti i komandantit të FSK-së do të duhej të ishte i njëjtë me atë të Komandantit të Policisë së Kosovës.
“Duke e parë rëndësinë e punës edhe Pozita e Drejtorit në Policisë është mjaftë e vështirë prandaj do të duhej të ishin pagat pothuajse të barabarta”, ka thënë Qalaj,























