Mourinho thotë se e ka të vështirë t`i gjejë dobësitë e Sociedadit
BKT
Sport

Mourinho thotë se e ka të vështirë t`i gjejë dobësitë e Sociedadit

Uran Krasniqi/RTKLIve

Ndërsa Roma përgatitet për ndeshjen e parë me Real Sociedad në Europa League, ku do të kërkohet një vend në çerekfinale, trajneri Jose Mourinho e ka pranuar se është e vështirë të gjesh dobësitë e kundërshtarit. 

Ndeshja do të zhvillohet të enjten në Itali dhe trajneri portugez ka fituar dy herë Europa League: me Porton dhe Manchester Unitedin. 

"Ata janë një ekip i shkëlqyeshëm dhe është e vështirë të gjesh dobësitë e tyre. Ata kanë një trajner shumë të mirë, dhe ekipi po luan shumë mirë. Janë të organizuar me lojtarë teknikisht shumë të mirë", ka thënë Mourinho.