Hapet ekspozita kushtuar Ferdonije Qerkezit
Kulturë

Hapet ekspozita kushtuar Ferdonije Qerkezit

RTKlive

Në Muzeun Etnologjik të Kosovës, fotografi Artan Korenica, ka sjell ekspozitën kushtuar Ferdonije Qerkezit, nënës që lufta ia mori burrin dhe katër djem. Të pesë anëtarët e familjes së saj janë zhdukur në luftë, ndërsa ajo ka treguar përkushtimin e një nëne heroinë.

Në ekspozitë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, deputetë të Kuvendit të Kosovës, aktorë e qytetarë.

Të njëjtit kanë pasur mundësinë që të ndjekin edhe një film të shkurt dedikuar Ferdonije Qerkezit.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti tha se me një grua si Ferdonija, tregohet e kaluara e tashmja dhe fuqia për të ardhmen.

Ndërsa, pasi pa filmin dedikuar Qerkezit, i pari i ekzekutivit tha se ishte përjetim i vërtetë dhe se është e pamundur që të mos trishtohesh nga ky rrëfim.

Ndryshe, nga sot deri më 22 mars qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhomën origjinale të ndenjës së familjes Qerkezi në këtë muze.


MË SHUME NGA Kulturë