Kurti: Nuk mjafton që barnat t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti
M.Shefkiu/RTKlive
Pas miratimit të Projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale nga ana Qeverisë, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha në rrjetin social facebook, se barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme.
“Nuk mjafton që ato të jenë në raftet e barnatoreve, nëse nuk janë në sirtarët e shtëpive tona. Nuk mjafton që t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti. Na duhen të dyja, pa kursyer shëndetin dhe duke kursyer xhepin”, ka shkruar Kurti.
Projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, që e miratuam sot në qeveri, sipas tij, mundëson që të përballohen sëmundjet me barna të përballueshme.
“Na mundëson të vendosim çmime tavan dhe të unifikuara për ilaçet. Që të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe t'i mbrojmë ata nga abuzimi me çmime”, ka deklaruar kryeministri Kurti .























