20:55 / 08.03.2023
Gjykata në Holandë dënon sulmuesin e portierit të Sevillas
Uran Krasniqi/RTKLive
Një tifoz i PSV Eindhoven është dënuar me dy muaj burg të mërkurën pasi në muajin e kaluar gjatë një ndeshje të Europa League kishte sulmuar portierin e Sevilla, Marko Dmitrovic.
Portieri i klubit spanjoll e kishte kapr dhe e kishte mbajtur sulmuesin përtoke para se siguria të arrinte për ta shoqëruar atë.
Përplasja në fushë kishte ardhur afër fundit të ndeshjes, ku PSV kishte fituar 2-0, por ishte eliminuar 3-2 pas rezultatit të përgjithshëm.
PSV kishte sqaruar se tifozi po vuante një dënim për hyrje në stadium deri në vitin 2026, por kishte hyrë aty me një biletë të blerë për të nga një mik i tij.























