Bayern Munich e eliminon PSG-në nga Champions League
BKT
Sport

Bayern Munich e eliminon PSG-në nga Champions League

Uran Krasniqi/RTKLive

Dy yjet e finales së Botërorit "Qatar 2022", Lionel Messi dhe Kylian Mbappe kanë qenë aty, por të padukshëm. Bayern Munich ka kaluar  në çerekfinale të Champions League. Kjo pasi Paris Saint Germain ka pësuar humbje në Gjermani po edhe duke llogaritur disafatën në ndeshjen e parë në Paris. 

"Bavarezët" kanë triumfuar me rezultat 2-0. 
Golin e parë për gjermanët e ka realizuar Choupo-Moting
pas një asisti nga Goretzka në minutën e gjashtëdhjetë e një. 
Golin e dytë i cili edhe ka shuar shpresat e francezëve e ka realizuar Gnabry në minutën e nëntëdhjetë. 
Ndeshjen e parë në Francë Bayern e kishte fituar me rezultat minimal 1-0. Kësisoji "bavarezët" kanë shkuar tutje me një rezultat të përgjithshëm 3-0.