Live|Kuvendi vazhdon seancën plenare
BKT
M.Miftari& N.Mekoli/ RTKlive
Lajme

Live|Kuvendi vazhdon seancën plenare

RTKlive

(E plotësuar) Pas pauzës, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nisur punimet e seancës, ku pritet të trajtohen pikat e rendit të ditës të mbetura pa u trajtuar në seancat e kaluara.

Sipas radhës, tani  trajtohet Ligjit për minierat dhe mineralet, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021.

Kuvendi shkon në pauzë

(E plotësuar)   Seanca e Kuvendit të Kosovës ndërpreu punimet për të vazhduar në orën 16:00.

Vlen të theksohet se “Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor”, në mungesë të kuorumit  nuk ka marrë votat e nevojshme dhe i njëjti është lënë për seancat e radhës.

Raporti për Ujmanin, Kurti: U korrigjua gabimi i ish-kryeministrit

(E plotësuar)  Raporti për Ujmanin në tërësi flet në kontekst të Kosovës  dhe të shfrytëzimit të tij për përfitimet të Kosovës, jo për përdorim të përbashkët.

"Pjesa më e madhe e raportit, 3 nga 4 pikat përmbajnë pikat për veprime teknike inxhinierike në kuadër të sistemit të Ibër-Lepencit. Raporti e ka korrigjuar atë që ka bërë gabim ish-kryeministri ku ka pretenduar e që ka deklaruar publikisht që Ujmani mund të shfrytëzohet bashkë me Serbinë", deklaroi kryeministri Kurti.

Më tej, ai theksoi se raporti askund s’e përmend një pasaktësi të tillë dhe mbrojtësi më i madh i sovranitetit tonë e ka kuptuar më mirë se sa i pasaktë ka qenë ai pretendim për shfrytëzim të përbashkët.

"Serbia është thirrur në atë marrëveshje por jo edhe në atë raport, që po të ishte i mirë ai raport, padyshim që do ta kishte përdorur ai shtet. Ne nuk e kemi përdorur sepse në vazhdimësi kemi qenë në të drejtën tonë dhe kemi theksuar e insistuar që nuk kemi çfarë të bisedojmë për pronën tonë", vuri në dukje kryeministri Kurti.

Vitia: Ligjit për barna duhet t’i gëzohet secili qytetar

(E plotësuar) Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në fjalën e tij në seancën e sotme të kuvendit, tha se të gjithë duhet të gëzohen për ligjin për çmimin e barnave. Ai, tha se ky ligj është dashur të bëhet shumë më herët, sepse kështu kursehen me mijëra para nga xhepat e qytetarëve.

Ministri Vitia kritikoi qeveritë e kaluara, se nuk e ka miratuar asnjë ligj për ministrinë e Shëndetësisë. Vitia tha se dje ishte një lajm i mirë për Kosovën, pasi u bë më në fund ligji për çmimin e barnave.

“Këtij ligji duhet t’i gëzohet secili qytetar... Kisha pas qejf që ky ligj të bëhet më herët, por fatkeqësisht nuk është bërë... Sa ligje për shëndetësinë i ka proceduar në Kuvend Qeveria e PAN-it. Zero. Asnjë ligj në Ministrinë e Shëndetësisë në qeverinë e PAN-it nuk është proceduar”, tha ai.

Ministri Vitia tha se sa i përket Ligjit të pagave, duhet pyetur mjekët në tërësi sa janë të kënaqur me këtë ligj.

“Pyetni mjekët e mos jepni konstatime vetëm sa për të thënë diçka, pyetni mjekët, shikoni mjekët e rajonit”, tha ai.

Listat e pritjes së qytetarëve për kontrolle mjekësore, sipas ministrit Vitia, sa vjen e po shkurtohet, dhe me kohë, sipas tij, nuk dotë ketë pritje fare.

Tahiri: Ekonomia dhe bizneset janë para kolapsit dhe para bankrotimit

(E plotësuar) Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ra në kurthin e diskutimit politik dhe të dialogut dhe në neglizhencën totale të jetës, të mirëqenies, të ekonomisë.

“Shumë politik, pak ekonomi, pak jetë shumë politikë. Është e papranueshme që diskursi publik të lidhen me vendimet në qeveri dhe me politikën dhe temat e larta dhe asnjë veprim serioz të mos jetë në dobi të shoqërisë dhe të qytetarëve. Është e pakuptimtë që politika dhe temat e larta të kthehen në qëllim në vete të Qeverisë”, deklaroi Tahiri, kryetar i GP të AAK-së.

Tutuje ai sqaroi se në të gjithë botën ka rënë, ndërsa në Kosovës është rritur, që vjen si rrjedhojë e neglizhencës totale dhe injorimit të politikës ekonomike që e forcojnë shtetin në këtë aspekt.

“Ekonomia dhe bizneset janë para kolapsit dhe para bankrotimit. Njerëzit që punojnë në sektorin privat, por edhe në sektorin publik janë bërë në rast social, për shkak se nuk ka rritje të pagave, nuk as subvencion dhe asnjë element që forcon ekonominë” , shtoi deputeti Tahiri.

Shala: Të mos ndodhë ngritja e tarifave të energjisë elektrike

(E plotësuar) Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ngriti shqetësimin  rreth paralajmërimeve për ngritjen e çmimeve të energjisë nga ZRRE për ngritjen e tarifave për 14%.

“Ne si PDK jemi kundër dhe kërkojmë që kjo masë të mos ndodhë për arsye të gjendjes jo të mirë ekonomike në vend , për shkak të inflacionit të lartë mbi 14% të të gjitha produkteve bazë të jetesës, për shkak të rënies të fuqisë punëtore, për shkak të ikjes masive masive të qytetarëve jashtë vendit”, deklaroi deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala.

Ai, më tej, sqaroi situatën në të cilën ndodhet vendi tani, ku sipas tij, krejt kjo ka ndodhur për shkak të paqartësisë së sektorit energjetik të vendit tash e dy vjet, pa planifikim rreth remonteve të termocentraleve, por edhe për shkak të ndërhyrjeve politike në ZRRE, në KOSTT, etj.

“Jemi këtu në këtë situatë për shkak të keqmenaxhimit të KEK-ut, të mbështetura në kuadrot krejtësisht politike e joprofesioanle”, deklaroi deputeti Shala.

Tutje, Shala situatën alarmante në vend mbi energjinë e ilustroi me një të dhënë ku më 7 mars të këtij viti në Komisionin për Ekonomi është mbajtur një takim me përfaqësues të ENTSO-E e që vërejtjet ishin ekstreme si asnjëherë tjetër, sidomos për periudhën e fundit dy-vjeçare, në, siç thane ata, në sistemin e balancimit në kohë joreale.

“Situata është shqertësuese për vendin në sistemin energjetik duke na vlerësuar në rastin më të keq në të gjithë sistemet e operatorëve evropoan, më keq se vetë Ukraina e cila ndodhet në luftë me Rusinë”, deklaroi mes tjerash depueti Shala.

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës

(E plotësuar) Kuvendi i Kosovës nisi mbledhjen ku deputetët do të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës të mbetura nga disa seanca të kaluara.

Deputetët e Kuvendit në fillim të seancës miratuan edhe një çështje tjetër për t'u futur si pikë e tetë e rendit të ditës Projektligjin antidoping, pas arsyetimit të tij nga deputeti i LVV, Ardian Gola.

Mes tjerash, në Kuvend vazhdon debati parlamentar me deklarimet jashtë rendit të ditës të deputetëve.

Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, si dhe shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditivit.

Po ashtu, Kuvendi do të vendos për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Në seancën djeshme plenare u miratuan disa projektligje, Kuvendi ka përfunduar seancën në mungesë të kuorumit.

Kuvendi shqyrton raportin e performancës së ndërmarrjeve publike

RTKlive

Sot Kuvendi i Kosovës, mban seancë plenare, në të cilën në rend dite janë disa pika.

Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës të deputetëve.

Në rend dite janë: Pyetjet parlamentare, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pyjet, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë e përgjithshme të produkteve, shqyrtimi i parë i Projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra’ dhe shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”, raporton RTKlive.

Po ashtu Kuvendi do të vendos për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, si dhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

 


MË SHUME NGA Lajme