09:44 / 09.03.2023
Pioli pas kualifikimit të Milanit: Nuk u befasova nga lojtarët e mi
F.Bytyqi/RTKLive
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur pas kualifikimit të skuadrës së tij në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Tottenham dhe Milani mbrëmë luajtën pa gola, dhe skuadra italiane falë fitores në lojën e parë (1-0), ka kaluar në rundin e dytë të garës më të madhe evropiane.
“Ishte një fitore e madhe për Milanin. Ne do të mundohemi të kalojmë edhe pengesën në çerekfinale”, tha ai.
“Nuk u befasova nga lojtarët e mi, i di karakteristikat dhe cilësitë e tyre. Ne treguam së ishim më të mirë së kundërshtarët tanë dhe merituam rundin tjetër. Ku kualifikim duhet të na jep besim dhe energji për kampionatin. Kjo fitore është e rëndësishme për klubin, tifozët dhe lojtarët. Këto emocione më bëjnë të lumtur dhe krenar”, theksoi Pioli.























