13:47 / 09.03.2023
Rama: Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja
Fadil Sertolli / RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar rreth asaj që sot Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan "në lexim të parë" vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel, duke e quajtur hap të vonuar padrejtësisht.
“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Evropës!”, ka shkruar kryeministri Edi Rama.
“Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Evropian”, shkruan kreu i Qeverisë Shqiptare.























