Begaj përshëndet vendimin e BE-së për liberalizim të vizave ndaj Kosovës
BKT
Lajme

Begaj përshëndet vendimin e BE-së për liberalizim të vizave ndaj Kosovës

V. Th / RTKlive

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar rreth vendimit që sot Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan "në lexim të parë" për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel, duke e quajtur hap të rëndësishëm.

“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen!’, ka thënë Begaj në një shkrim në Facebook.

Begaj ka uruar që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor!

‘Një vendim shumë i merituar!’, ka shkruar presidenti.


MË SHUME NGA Lajme