23:11 / 09.03.2023
Juventus mposht Freiburgun
Uran Krasniqi/RTKLive
Juventus e ka fituar ndeshjen e parë kundër Freiburgut në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
Fitorja ka qenë minimale 1-0.
Goli i fitores ka ardhur në minutën e pesëdhjetë e tretë. Filip Kostiç, i cili nga koha e tij me Eintracht Frankfurt e njeh mirë Freiburgun, ka bërë një krosim që më pas është goditur me kokë nga Di Maria, duke bërë që topi të shkojë në rrjetë.
Mysafirët nga Gjermania realizuan një herë në minutën e 62-të, por goli u anulua pas rishikimit me VAR me arsyetimin për lojë më dorë.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave dhe skuadra gjermane si vendase është e paposhtur në katërmbëdhjetë ndeshje.























