Parashikimi i motit për Kosovë e Shqipëri
M.Sh/RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot ( e premte) do të mbajë mot i vranët dhe me kushte për reshje shiu.
Temperaturat do të shënojnë rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten pothuaj konstante.
Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 4 gradë, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë nga 12 deri në 15 gradë Celsius. Gjatë kësaj jave parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.
Ndërsa në Shqipëri, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte do të ketë mot të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Në pjesën e parë të ditës në zonën e veriperëndimit reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar..
Në Alpet Shqiptare do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1200 metër reshje të dobëta dëbore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2 – 8m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era me shpejtësi 10 – 14m/sek.
Temperaturat do t sillen nga më e ulëta 8 gradë në Korçë deri në 22 gradë në Durrës.