Mediat raportojnë për gjetjen e mostrave të Deharit|Video
Arbresha Berisha/ RTK
Në medie tani po raportohet se është gjetur një pjesë e mostrave të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, të cilat ishin zhdukur në dhjetor të 2022-ës.
Sipas gazetës Nacionale, mostrat janë gjetur në objektin e Mjekësisë Ligjore dhe janë kthyer aty ku kanë qenë më herët. RTK ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Halitin për të mësuar nëse këto raportime qëndrojnë, por ka thënë se nuk mund të konfirmoj asgjë.
Sipas tij, Prokuroria ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për çështjen në fjalë. Sapo të kemi informacione tjera do t'iu njoftojmë me kohë.
RTK, po ashtu,ka kontaktuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo, nuk e ka komentuar lajmin për gjetjen e një pjese të mostrave të Deharit. Haxhiu thotë se duhet t'i drejtoheni Prokurorisë dhe Policisë për këtë çështje.























