Biden e Von der Leyen në Washington, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Biden e Von der Leyen në Washington, flasin edhe për dialogun Kosovë-Serbi

J.Musliu/RTKlive

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është pritur në Shtëpinë e Bardhë, nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Krizat e shumta në botë e sidomos agresioni rus mi Ukrainë, ishin temat kryesore të takimt.

Megjithatë, mes tyre, temë ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi.  Këte  ka konfirmuar edhe Von der Leyen, sipas së cilës, pjesë e këtij takimi bilateral ka qenë edhe dialogu mes dy shteteve ballkanike.

“Ne me të vërtetë e prekëm edhe këtë temë shkurtazi. Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë”, deklaroi ajo, duke shtuar se ka ende shumë çështje për tu zgjidhur mes palëve.

“Nuk është aspak e lehtë pasi ka ende shumë çështje për tu zgjidhur, por procesi po shkon në drejtimin e duhur. Kemi mbështetjen e të dyja palët për këtë dialog”, deklaroi von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian, mes tjerash, ka folur edhe për Propozimin Evropian.

 “Në tavolinë është një plan i mirë, është një udhërrëfyes sesi të arrihet aty. Ne presim dhe shpresojmë që të dyja palët, Kosova dhe Serbia, do të jenë shumë konstruktive”, tha ajo gjatë konferencës së mbajtur pas takimit me presidentin Biden.


MË SHUME NGA Lajme