Bad News Eagles i Kosovës mposht ekipin nga Serbia
BKT
Sport

Bad News Eagles i Kosovës mposht ekipin nga Serbia

Uran Krasniqi/RTKLive

Bad News Eagles ka treguar më shumë dëshirë për fitore se sa ekipi nga Serbia, INation. E ka mposhtur atë me rezultat 19-17 në garën “Eastern European Masters Spring 2023”.

Ndeshja ishte e balancuar, por skuadra kosovare ishte më e përqendruar në disa momente, gjë që mori edhe fitoren. 

Në të njëjtin grup, atë B, janë edhe skuadra turke Eternal Fire dhe ajo bullgare Voyvoda, të cilat gjithashtu janë ndeshur dhe ka fituar skuadra bullgare.

Dy ekipet e para të grupit kualifikohen tutje.