Kalon pa komentim të institucioneve rasti i mostrave të Deharit|Video
BKT
Lajme

Kalon pa komentim të institucioneve rasti i mostrave të Deharit|Video

Arbresha Berisha/ RTK

Edhe pse ka kaluar një ditë pas raportimit të mediave për gjetjen e një pjese të mostrave të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë po vazhdojnë të heshtin karshi këtyre pretendimeve.Të painformuar vazhdojnë të jenë edhe familjarët e Deharit. RTK ka kontaktuar edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por ajo nuk i ka komentuar raportimet, duke kërkuar që për informacione të kontaktohen prokuroria e policia.

Institucionet e drejtësisë kanë vendosur të heshtin sa u përket raportimeve të mediave, se është gjetur një pjesë e mostrave të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Nga Prokuroria Speciale nuk kanë pranuar të prononcohen në lidhje me rastin, derisa njësoj kanë bërë edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, aty ku mendohet të jenë gjetur mostrat.

Nga institucionet e drejtësisë në lidhje me gjetjen ose jo të mostrave, nuk është informuar as avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

RTK ka kontaktuar edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por ajo nuk i ka komentuar raportimet, duke kërkuar që për informacione të kontaktohet prokuroria dhe policia.

Mediat kanë raportuar se mostrat janë gjetur në një nga frigoriferët e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe janë kthyer ku kanë qenë më parë.


MË SHUME NGA Lajme