U promovua libri`Ilegalja shqiptare pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë`
Kulturë

U promovua libri`Ilegalja shqiptare pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë`

Besnik Iseni/ RTK

Për Ilegalen shqiptare, si pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë, mund të lexoni në dy vëllimet e reja që u promovuan të shtunën në Shkup.

Dy vëllime të librit me titull "Ilegalja shqiptare- pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë” u promovuan sot në Shkup nën përkujdesjen e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“ Por e vërteta është pikërisht në këto dokumente se si erdhi deri te organizimi i demonstratave të vitit 1981 që i parapriu lëvizja e Adem Demaçit dhe para tij e Rifat Berishës si një personalitet që ju kundërvu regjimit ushtarak e policor asokohe që ishte vendosur në Kosovë dhe në hapësirat tjera shqiptare”, tha Ahmeti  

Libri është botuar nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

 “ Të ndodhur para një perandorie shumëkombëshe siç ishte Jugosllavia, veprimtarët shqiptarë jo vetëm që arritën të organizohen në forma dhe mënyra ilegale, por ata me qëndrimin e tyre sfiduan  me durim, konsekuencë, solidaritet dhe largpamësi të gjithë hetuesit dhe zbuluesit e shërbimeve sekrete jugosllave”, tha Emin Azemi, publicist.

Në provimin e këtij libri ishin të pranishëm personalitete shoqërore dhe politike nga Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova.


MË SHUME NGA Kulturë