Lahuta po ruhet shumë pak nga gjeneratat e reja|Video
Islam Haxhiu/ RTK
Lahuta, si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare dita-ditës po përdoret më pak nga gjeneratat e reja. Dikur ishin shumë lahutarë në treva të ndryshme, ndërsa tani ata numërohen në gishta. Asokohe, trevat shqiptare janë njohur për lahutarë në zë sikurse edhe për këngët e tyre të kreshnikëve, luftëtarëve popullorë dhe heronjve të kombit.
Dikur, vetëm fshati Koshutan i Rugovës i ka pasur rreth 30 lahutarë. Ndërsa sot traditën e këtij instrumenti të vjetër muzikor po e ruajnë pak veta.
Njëri prej tyre është lahutari Isa Elezi, i cili i këndon përmendësh mbi 3000 vargje.
Këtë traditë po e ruan edhe Drenusha Haklaj, e cila flet me fanatizëm për lahutën.
Studiuesit e muzikës thonë se ruajtja e kësaj trashëgimie është e mundur vetëm duke e përdorur lahutën.
Lahuta është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare. Këto treva e shumë treva të tjerë janë njohur për lahutarë të shquar dhe për këngët e tyre të kreshnikëve, luftëtarëve popullorë dhe heronjve të kombit.