09:20 / 12.03.2023
Kryetarja e fshatit i përvishet transformimit të Shalës|Video
REL
Xhyla Hoti Korpuzi, mësimdhënëse e Edukatës Fizike për gati dyzet vjet, ka katër muaj që është zgjedhur kryetare e fshatit Shalë - Komuna e Lipjanit.
Ajo është gruaja e parë në këtë zonë që menaxhon një fshat. Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon se ka mbështetjen e komunitetit dhe shpalos plane që, siç thotë, do t’ua përmirësojnë jetën banorëve.