Arteta, kritikuesve të festës së Arsenalit: Shkoni në Kishë
BKT
Sport

Arteta, kritikuesve të festës së Arsenalit: Shkoni në Kishë

Uran Krasniqi/RTKLive

Mikel Arteta u ka thënë të shkojnë në Kishë atyre që kanë kritikuar festën e Arsenalit kundër Bournemouth javën e kaluar. 

Lojtarët dhe stafi i Arsenalit e festuan golin e fitores të Reiss Nelson në minutën e 97-të, ku një ndeshje që dukej se do të mbyllej me barazim iu dha epilog yjetër. Natyrisht që gëzimi ishte i madh, njashtu siç nuk munguan edhe kritikat. Dhe Arteta ka folur.  

“Nëse në futboll fiton atëherë feston. Nëse do pasion dhe emocion, nuk ka asgjë më të mirë se të shënosh gola dhe të fitosh ndeshje futbolli. Nëse jo, shkon në kishë. Sigurisht që nuk do t'u them lojtarëve që të mos festojnë të dielën", është shprehur trajneri i Arsenalit.