15:16 / 12.03.2023
Ramadani i sjellë Kosovës medaljen e artë nga Kupa evropiane e hedhjeve
Uran Krasniqi/RTKLive
Një medalje e artë i ka ardhur Kosovës nga sporti i hedhjeve. Muhamet Ramadani ka dalë i pari në Portugali.
Ramadani ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve U-23, që po mbahet në Leiria të Portugalisë.
Kosovari ka hedhur gjylën në largësi 19.28 metra, duke lënë mbrapa garues të shteteve të mëdha.























