Rohde: Kosova e Serbia ta nënshkruajnë marrëveshjen, mos t’iu ikë autobusi!
J.Musliu/RTKlive
Në mënyrë figurative, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka apeluar tek Kosova e Serbia që- “të mos iu ikë autobusi”.
Një deklarim të tillë e ai e ka bërë duke aluduar tek takimi i 18 marsit në Ohër, duke kërkuar që Kosova e Serbia të nënshkruajnë propozim marrëveshjen e hartuar nga Gjermania e Franca dhe paraqitur nga BE-ja.
“Një marrëveshje është afër. Kosova do të fitojë shumë”, tha ai.
“Kosova duhet të zbatojë detyrimin e saj të kahershëm dhe të krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe menjëherë”, ka shkruar Rohde në Tëitter.
Ambasadori gjerman i bëri apel të dy palëve që ta pranojnë propozimin evropian.
“Apeli im për Kosovën (dhe Serbinë) për bisedimet e ardhshme në Ohër: ‘Mos e humbisni autobusin”, shkroi ai.
“Një marrëveshje do të përshpejtojë integrimin euroatlantik të Kosovës dhe është një shans historik në rrugën drejt normalizimit të plotë dhe njohjes reciproke”, përfundoi ai.
Kosova ishte e gatshme të nënshkruajë këtë marrëveshje edhe me 27 shkurt në Bruksel, por ishte Serbia ajo që ka refuzuar.























