17:11 / 12.03.2023
United barazon me ekipin që lufton për mbijetesë
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester United është favorizuar në letër për ndeshjen me Southampton, por fusha ka folur ndryshe.
Edhe pse ndeshja është zhvilluar në "Old Trafford" United nuk ka qenë në gjendje ta kapitalizojë këtë përparësi.
Takimi i të dielës i vlefshëm për Premier League ka përfunduar me rezultat 0-0.
Në përgjithësi, të dyja skuadrat kanë regjistruan dhjetëra akisone para portave, por asnjë prej tyre nuk janë finalizuar.
Skuadra e Erik ten Hag ishte me një futbollist më pak nga minuta e 34-të, kur nga ndeshja u përjashtua Casemiro.
Manchester United pas këtij barazimi vazhdon të jetë i treti në tabelë me pesëdhjetë pikë. Southampton ka njëzet e dy pikë dhe është në pozitën e njëzet, pra të fundit.























