Batatina: Kam premtuar se Llapi do të jetë klubi më i organizuar
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë ka premtuar që se skuadra e tij do të jetë më e organizuara në Superligë dhe ai po e mbanë premtimin.
Të dielën në një ndeshje dramatike me gjithsejt pesë gola të shënuar Llapi e ka mposhtur kampionin aktual, Ballkanin. Në takimin e xhiros së njëzet e pestë të Superligës së Kosovës të luajtur në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë, skuadra e trajnerit Tahir Bataina ka arritur që të fitojë me rezultat 3-2.
"Ju kam premtuar dhe do mundohem ta mbaj fjalën se do jemi klubi me organizimin më të mirë në Kosovë dhe askush nuk do mund të na ndal mua, kryesinë dhe sponsorët e Llapit drejt arritjes së objektivave që kemi sepse me mund dhe djersë e sollëm skuadrën në ketë gjendje për të luftuar gjithmonë për pozitat lart në tabelë dhe daljes në Evropë", ka thënë ai .
Sipas tij, podujevasit e dinë se sa vështirë ka qenë për ta sjellur ekipin e zemrës në këto kushte dhe ata asnjëherë nuk kanë dyshuar tek ai.
"Sot edhe një herë tjetër u dëshmua se jemi qyteti i futbollit sepse po e mbizotrojmë Superligën e Kosovës me tifozeri dhe kjo tregon se në çfarë niveli është skuadra e Llapit pasi për çdo qytetar llapjan është kënaqsi të jetë në tribuna dhe motiv për çdo skuadër që luan në Arenën "Zahir Pajaziti"", ka thënë Batatina.
Në tabelën e Superligës Llapi është në vendin e gjashtë me tridhjetë e dy pikë.























