11:37 / 13.03.2023
Kurti : Skeptik se në Ohër do të nënshkruhet marrëveshje me Serbinë
RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është skeptik se marrëveshja do të nënshkruhet javën e ardhshme.
Në një intervistë, për Euronews ai ka folur për dialogun Kosovë Serbi, si dhe për takimin e radhës të nivelit të lartë që pritet të mbahet më 18 mars në Ohër.
Ai më tej ka thënë se duhej ta nënshkruanin marrëveshjen më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti i Serbisë nuk deshi dhe për këtë, ky traktat bazë që është propozuar nga BE-ja, është një terren i fortë për të ecur përpara dhe shpresojmë ta arrijmë përfundimisht më 18 mars.























