Hoxha merr postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë
BKT
Lajme

Hoxha merr postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

RTKlive

Sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, u organizua ceremonia zyrtare e marrjes së detyrës nga drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Pranim dorëzimi i detyrës u bë nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti.

“Të pranishëm në ceremoni të pranim-dorëzimit ishin stafi i lartë menaxhues si dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm Kolonel Fehmi Hoti, i cili ia dorëzoi zyrtarisht detyrën z.Hoxha, duke i uruar shumë suksese në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm, si dhe duke i ofruar përkrahje dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa drejtori Hoxha, potencoi se drejtimi dhe menaxhimi i organizatës më të madhe ligjvënëse në vend bëhet përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave brenda organizatës me punë ekipore si dhe  bashkëpunimit dhe krijimit të partneritetit me institucionet e jashtme vendore e ndërkombëtare, e në veçanti me qytetarët.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme


MË SHUME NGA Lajme