Kryeministri Kurti pranoi draftin e Projektligjit për Fondin Sovran
BKT
Lajme

Kryeministri Kurti pranoi draftin e Projektligjit për Fondin Sovran

F. Sertolli / RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot grupin e ekspertëve të ngarkuar me hartimin e Projektligjit për Fondin Sovran.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se grupi i ekspertëve, i udhëhequr nga koordinatorja Rrezarta Pllana, informoi Kryeministrin Kurti lidhur me punën intensive në hartimin e projektligjit, përfshirë këtu takimin me përfaqësuesit e fondeve investive nga Greqia e Sllovakia.

Tutje vazhdon komunikata s eProjektligji për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, është publikuar sot në platformën e konsultimeve, i qasshëm për lexim dhe komentim të publikut dhe palëve të interesuara.

“Fondi Sovran do të administrojë ndërmarrje e asete të Republikës me potencial zhvillimor, duke përmirësuar qeverisjen dhe duke rritur vlerën e tyre, me synim zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.​


MË SHUME NGA Lajme