Mavraj: Nuk po gjykohet vetëm UÇK-ja, por po njolloset Kosova
RTKlive
Publicisti Muhamet Mavraj, tha se në Dhomat e Specializuara të Kosovës që veprojnë në Hagë, nuk po gjykohet vetëm UÇK-ja.
“Këtu nuk po gjykohet vetëm UÇK-ja, nëse e marrim parasysh se atje janë palca kurrizore e Shtabit ë përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këtu po njolloset një komb, tërë shqiptarët, krejt shteti i Kosovës dhe për dëshmi mjafton të merret numri i të dënuarve serbë për krim e gjenocid në Kosovë dhe numri i të dënuarve dhe të arrestuarve deri më sot 24 vite pas luftës që është në proporcion shumë më të madh në disfavorin shqiptar”, tha Mavraj në RTK Prime.
Sipas tij në bazë të këtij rrëfimi që po ndërtohet për ndryshimin e historisë deri tani, çdo historian, kushdo që e merr për studim këtë çështje dhe bazohet në këto dhe në perceptime, thjesht e sheh palën shqiptare si palë agresore, e Serbinë si viktimë.























