21:29 / 14.03.2023
Në Zagreb promovohet libri `Krimet serbe në Kosovë 1998-1999`
Sh.Gashi / RTKlive
Në Qendrën Përkujtimore Kroate të Luftës Atdhetare në Zagreb, është bërë promovimi i librave “Krimet serbe në Kosovë 1998-1999” dhe dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit - Muhaxhirët më 1877-1878 të autorit Jusuf Osmani.
“Jusuf Osmani, përndryshe është ish drejtor i Arkivit të Kosovës, dhe profesor në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, tani në pension, i cili ka magjistruar në Zagreb dhe doktoruar nga lëmia e arkivistikës në Universitetin e Lubjanës”, njofton Unioni Shqiptar në Kroaci.