21:38 / 14.03.2023
Kryeministri Kurti udhëton për në Strasburg
RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në.
Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.























