Filharmonia e Kosovës, koncert në nderim të Rexho Mulliqit
RTKlive
Filharmonia e Kosovës organizon koncert të premten mbrëma prej orës 20:00.
Me këtë rast shënohet 100-vjetori i lindjes së kompozitorit Rexho Mulliqi (1923-1982).
Po ashtu Filharmonia shpall vitin 2023, viti i Rexho Mulliqit dhe përgjatë gjithë sezonit do të rikthej në programin e saj vepra nga krijimtaria e njërit prej kompozitorëve më eminent shqiptar.
“Në këtë koncert në rolin e solistit rikthehet koncert-mjeshtri i Filharmonisë së Kosovës Visar Kuçi, i cili do të luaj “Koncert për violinë nr. 1” nga Prokofievi. Pjesa e parë e koncertit është rezervuar për prezantimin tradicional të pianistëve të rinj, këtë herë me fituesen e çmimit “Pianisti i Ri 2022” Vesa Berisha e cila do të luaj kohën e parë të “Koncertit për piano nr. 3” nga Beethoveni. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të drejtohet nga mjeshtri francez-zviceran Antoine Marguier ”, thuhet në njoftim e Filharmonia e Kosovës.