Kurti në Strasburg: Kosova po tregohet konstruktive në dialog me Serbinë
RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merrë pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.
Ai duke folur rreth çështjes së liberalizimit të vizave, tha se shpreson që më në fund qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024.
Ai gjithashtu foli për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE si dhe dialogun me Serbinë.
Kurti theksoi se Kosova është duke u treguar konstruktive dhe kreative në këtë proces.
“Për sa i përket dialogut me Serbinë, jemi konstruktiv dhe kreativ. Besojmë se marrëveshja themelore përbën një avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”- tha ai, transmeton RTKlive.
Sipas tij Kosova po demonstron që është vend i ndërtuar me vlera evropiane e ardhmja e së cilës është BE-ja.























