Këshilli i Bashkisë së Matit ka nderuar ministrin e mbrojtjes Armend Mehaj
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Këshilli i Bashkisë së Matit ka nderuar ministrin e mbrojtjes Armend Mehaj

Besjana Mulaj/RTK

Këshilli i Bashkisë së Matit ka nderuar ministrin e mbrojtjes Armend Mehaj me titullin ‘Qytetar Nderi’.

Iniciator për këtë titull janë një grup intelektualësh të kësaj zone dhe drejtoria e mbrojtjes civile të Matit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është nderuar me titullin "Qytetar Nderi" nga këshilli i bashkësisë së Matit.

Përfaqësues të drejtorisë së Mbrojtjes Civile të Matit thanë se Mehaj ka një kontribut të çmuar edhe në luftën e Kosovës, duke e mbështetur UÇK-në, një pjesë e së cilës stërvitej në ‘Mollza’ të Burrelit.

Ministri Mehaj dhe të pranishmit vizituan pllakën përkujtimore të ushtarit të UÇK-së Halil Gashi, i cili humbi jetën gjatë përgatitjes së tij në repartin e Mollzave në Burrel gjatë periudhës së luftës. May be an image of 3 people, people standing and indoor


MË SHUME NGA Lajme