Ademi njofton se Gjykata ka bërë aktgjykim lirues për të
Uran Krasniqi / RTKLive
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë një aktgjykim lirues për të, ku e ka liruar atë nga akuza ndaj tij.
Ademi akuzohej për një kërcënim dhe sulm në vitin 2012.
"Më në fund triumfoi drejtësia. Kam kënaqësinë të ndaj lajmin e mirë me ju që sot Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm mori aktgjykim lirues ndaj meje për akuzën që më rëndonte padrejtësisht. Gjykata Themelore në Prishtinë, me rastin e shpalljes së aktgjykimit lirues, ka theksuar faktin se me asnjë provë nuk është vërtetuar që unë kam kryer ndonjë vepër penale, për të cilën kam qenë i akuzuar padrejtësisht për më shumë se 10 vjet. Ju falënderoj të gjithë juve që keni besuar në punën time dhe në angazhimin tim, familjes për përkrahjen, e po ashtu falënderoj avokatët nga zyra e avokatëve, që kontribuuan në zbardhjen e së vërtetës", ka shkruar ai në Facebook. "Ky aktgjykim është motiv shtesë për mua që të vazhdoj angazhimin tim në ngritjen e futbollit të Kosovës në nivelet më të larta dhe të kontribuoj në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë".