Liverpool përshendetet nga Champions League pas humbjes nga Real Madrid
Sport

Liverpool përshendetet nga Champions League pas humbjes nga Real Madrid

Uran Krasniqi / RTKLive

Liverpool nuk ia ka dalë që ta përmbysë Real Madridin në 1/8 të finales dhe të kualifikohet në çerekfinale të Champions League. Skuadra angleze e ka humbur edhe ndeshjen e dytë të zhvilluar të mërkurën në "Santiago Bernabeu".

Rezultati përfundimtar ka qenë 1-0. 

Ndeshja në përgjithësi ka qenë ka qenë e balancuar dhe atë e ka vendosur një detaj i vogël i fundit të pjesës së dytë. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e tetë kur Benzema është treguar i saktë nga afërsia, duke e çuar topin drejt rrjetës pasi paraprakisht ka pranuar një asist nga Junior. 

Në ndeshjen e parë në Angli klubi nga Madridi kishte fituar me rezultat 5-2. 


MË SHUME NGA Sport