Gazetarja e RTK-së merr çmimin e parë në garën ndërkombëtare
Në Fokus

Gazetarja e RTK-së merr çmimin e parë në garën ndërkombëtare

F. Sertolli / RTKlive

Radio Televizioni i Kosovës dhe gazetarja e saj Albana Bajrami nga Radio Kosova janë shpërblyer sot me çmimin e parë ndërkombëtar nga organizata Nisma për Ndryshim Paqësor (Peaceful Challange Initiative.)

Çmimi i parë në kategorinë e storieve audio-vizuale me titull  “Dy shkolla me gjuhë e planprograme të ndryshme, por në një vend”, trajton bashkëjetesën mes nxënësve shqiptarë dhe atyre serbë në tri komuna, të cilët ndonëse mësojnë me planprograme të ndryshme, mësimin e  zhvillojnë në objekte të njëjta dhe zhvillojnë aktivitete të përbashkëta.

Nisma për Ndryshim Paqësor është  pjesë e një projekti të financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

 Ky është edicioni i dytë i çmimit vjetor për media që ndahet nga kjo organizatë.


MË SHUME NGA Në Fokus