14:27 / 16.03.2023
Të dielën Baleti Kombëtar vjen me premierën “Time”
RTKlive
Baleti Kombëtar i Kosovës vjen me premierën e parë për këtë vit. Shfaqja “Time” vjen për publikun të dielën me fillim nga ora 20:00.
Baleti Kombëtar i Kosovës, shfaq baletin bashkëkohor “TIME”, me koreografi nga Taulant Shehu.
“Time” është premiera e parë e Baletit Kombëtar të Kosovës për vitin 2023.
Premiera mbahet në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, me fillim nga ora 20:00.