Raci për takimin e së shtunës: Jam pesimist në arritjen e një dakordimi
BKT
Lajme

Raci për takimin e së shtunës: Jam pesimist në arritjen e një dakordimi

M.Miftari/RTKlive

Në takimin e së shtunës jam pesimist se do të ketë ndonjë dokument të dakorduar e lëre më të nënshkruar.

Kështu deklaroi analisti Gazmir Raci në “Info Plus”, në RTK, derisa shtoi se jemi në një situatë ku presioni  thuajse më i shtuar është në drejtim të Serbisë, sepse ajo nuk ishte e gatshme ta nënshkruaj planin franko-gjerman, përkundër faktit që Kosova i tha po atij dokumenti.

Ai më tej shtoi se tani kemi emisarin amerikan në rajon, që erdhi pa paralajmërim dhe duket që Serbia di ta luaj lojën e blerjes së kohës, që di ta luaj mirë këtë, ndërkohë që sqaroi se kësaj radhe faktori ndërkombëtare  është më serioz kësaj radhe dhe të dyja palët duhet t’i përgjigjen këtij plani, këtij dokumenti.

Lidhur me takimin e së shtunës në Ohër, Raci theksoi se palët do “të zotohen t’i përafrojnë qëndrimet dhe nëse kanë një pajtim të plotë për planin e për anekset e planit mendoj se do të mund të arrihet nënshkrimi i këtij plani në Paris apo në Berlin, në një të afërm të afërt.”


MË SHUME NGA Lajme