Liverpool probleme me mbrojtjen
Sport

Liverpool probleme me mbrojtjen

RTSH

Alexander-Arnold “ka nevojë për konkurrencë serioze” në mbrojtjen e krahut te djathtë nëse Liverpooli dëshiron të kualifikohet vazhdimisht në Ligën e Kampionëve, pohoi legjenda e te kuqve Carragher teksa pranoi se “të gjithë e dinë se mbrojtja e tij nuk është mjaft e mire”.

Dobësitë mbrojtëse u shfaqën edhe një herë gjatë fitores 1-0 të Real Madridit në “Bernabeu”, e cila bëri që gjigantët spanjollë të triumfojnë 6-2 në total në 1/16 e Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Arnold, i cili ka luajtur një rol integral në suksesin e Jurgen Klopp në “Anfield” gjatë sezoneve të fundit falë krijimtarisë së tij, ka qenë vazhdimisht i ekspozuar në mbrojtje këtë sezon, duke kontribuar në atë që ka qenë një nga dobesite për Liverpool.

Te kuqtë tani janë jashtë Ligës së Kampionëve dhe rrezikojnë të humbasin kualifikimin për kompeticionin e sezonit të ardhshëm pasi janë në vendin e gjashtë në Premier League dhe gjashtë pikë larg vendit të katërt.

Duke i kërkuar Liverpool-it të nënshkruajë një mbrojtës të ri të djathtë gjatë verës, Carragher këmbënguli që Alexander-Arnold “ka nevojë për ndihmë” në kete pozicion. “Është shumë, shumë shqetësuese”, tha Carragher për CBS Sports. “Jo vetëm për Liverpool-in si ekip, por edhe për vete lojtarin. Unë mendoj se Liverpool është në pikën tani ku duhet të blejë një mbrojtës të djathtë. Është vendimi i Jurgen Klopp se sa i mirë është ai mbrojtës i djathtë, sa kushton, por ai djalë ka nevojë për konkurrencë serioze”, tha legjenda e klubit. 


MË SHUME NGA Sport