Shqipe Mjekiqi jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së
BKT
Foto: Shqipe Mjekiqi-Sadiku/Facebook
Lajme

Shqipe Mjekiqi jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së

J.Musliu/RTKlive

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Megjithatë, ajo e ka bërë të qartë se nuk është larguar nga LDK-ja.

Mjekiqi –Sadiku ka konfirmuar sot me anë të një postimi në Facebook, se ka dhënë dorëheqje nga strukturat e kësaj partie opozitare.

Njëra ndër arsyet e dorëheqjes së saj, ajo deklaroi se ishte mungesa e hapësirës së mjaftueshme për të kontribuar brenda kësaj force politike.

“Të martën, më 14 mars 2023, kam dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, deklaroi ajo.

“Mundësinë për të shërbyer në strukturat e larta e morra si besim dhe konfirmim për vullnetin e mirë drejt ndryshimeve thelbësore”.

Mjekiqi-Sadiku u shpreh se fatkeqësisht, hapsira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kishte.

“Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses”, deklaroi ajo, duke shtuar se vazhdon të mbetet me gjithë qenien e saj, në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ajo ka falënderuar nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Kryetar i LDK-së aktualisht është Lumir Abdixhiku. 


MË SHUME NGA Lajme