20:52 / 16.03.2023
Juventus fiton nga Freiburg dhe kalon në çerekfinale
Uran Krasniqi /RTKLive
Juventus ka arsyetuar emrin që e mbanë teksa ka mposhtur Freiburgun në shtëpi, duke arritur kështu në çerekfinale të Europa League.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes së zhvilluar të enjten ka qenë 0-2.
Dusan Vlahovic (45') dhe Federico Chiesa (90') kanë realizuar golat për "Zonjën e Vjetër" të Torions.
Vendasit pjesën e dytë e kanë luajtur me një lojtar më pak, pasiqë Gulde është nxjerrë nga loja me karton të kuq në fund të pjesës së parë.
Ata patën disa raste, vlen të përmendet ai i Michael Gregoritsch, por pa mundur të gjejnë edhe rrjetën.
Ndeshjen e parë Juventus e kishte fituar me rezultat 1-0.