Presidentja Osmani pret nesër në takim emisarin Escobar
BKT
Foto: Arkiv
Lajme

Presidentja Osmani pret nesër në takim emisarin Escobar

J.Musliu/RTKlive

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se e para e vendit, Vjosa Osmani, do të presë të premten në takim, dërguarin Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Zyra për Media e Presidencës ka njoftuar se takimi Osmani-Escobar do të fillojë nga ora 09:00 e paraditës.

Përveç kësaj, është specifikuar se presidentja kosovare dhe emisari amerikan, do të deklarohen për media.

“Në orën 10:00, pas takimit, Presidentja Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, deklarohen për media”, shkruan në njoftimin zyrtar.

Vizita e Escobar në Kosovë pason qëndrimin e tij në serbi, ku u takua me presidentin e vendit fqinj, Aleksandar Vuçiq.

Gjithashtu, kjo vizita e Escobarit në Kosovë, ndodhë dy ditë përpara takimit të 18 marsit në Ohër, ku kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Temë kryesore e takimit të Ohrit do të jetë aneksi i Planit Evropian.

Më pas, edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do ta presë  në takim, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar.

E në orën 11:00, Escobar do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.


MË SHUME NGA Lajme