Kelmendi dhe Hodaj diskutojnë për sfidat e zbatimit të kodit të ri penal
Foto/ Inspektorati Policor i Kosovës në `Facebook`
Lajme

Kelmendi dhe Hodaj diskutojnë për sfidat e zbatimit të kodit të ri penal

RTKlive

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur sot në takim pune Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj.

Në këtë takim u bisedua për avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve, për sfidat gjatë zbatimit të Kodit të Ri të Procedurës Penale, si dhe për ngritjen e kapaciteteve ndërinstitucionale për tejkalimin e sfidave.

"Në fund të takimit, U.D. Kryeprokurori Kelmendi, ka falënderuar Kryeshefin Hodaj për bashkëpunimin e deritanishëm që Inspektorati Policor e ka pasur me institucionin e Prokurorit të Shtetit", njofton Inspektorati Policor i Kosovës. May be an image of 2 people


MË SHUME NGA Lajme