Rama propozon Vlora Hysenin si drejtore të SHISH
Lajme

Rama propozon Vlora Hysenin si drejtore të SHISH

RTKlive

Ish-zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Vlora Hyseni, sot nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është propozuar për të udhëhequr Shërbimin Informativ të Shtetit.

Kryeministri shprehu besimin e plotë se, përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar. “Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj. Vlora Hyseni drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama në faqen e tij në ‘Facebook’. Vlora Hyseni, së fundi ka që këshilltare e Edi Ramës.

Ndryshe Presidenti Bajram Begaj dekretoi në 23 dhjetor 2022 lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ i Shtetit, Helidon Bendo, i cili ishte emëruar në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në datën 5 nëntor 2018.

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) është institucion qendror që varet nga Kryeministri dhe drejtohet nga Drejtori.


MË SHUME NGA Lajme